‘Mos e prishni këtë komb duke menduar vetëm për paratë‘, turistët ngrenë alarmin: Ndotja ka ‘pushtuar‘ bukuritë e Shqipërisë

‘Mos e prishni këtë komb duke menduar vetëm për paratë‘, turistët ngrenë alarmin: Ndotja ka ‘pushtuar‘ bukuritë e Shqipërisë

12:27, 31/07/2024

Një çift turistësh italianë kanë vizituar dhe vlerësuar kohët e fundit turizmin në Shqipëri. Me një video të fundit në rrjetet sociale, çifti ngre alarmin lidhur me ndotjen e disa pikave turistike në vend si Lumi i Shalës, Liqeni i Komanit si dhe Liqeni i Fierzës.

Përmes pamjeve, turistët të cilët lëvizin me varkë, tregojnë sipërfaqen e liqenit të mbushur me mbeturina, shishe plastike etj.

“Varka kudo, turista kudo, shkarkimet e varkave, muzikë me volum të lartë, të gjitha këto në një zonë që supozohet të jetë e qetë dhe relaksuese.” dëgjohet të thonë turistët në video.

Më tëj ata thonë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të mbajtur nën kontroll ndotjen, pasi nëse sot ka shumë turistë, më vonë askush prej tyre nuk do të vijë më.

“Le të ruajmë këtë komb të gjithë së bashku!” thuhet në përfundim të videos.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco