Zjarri në Shëngjin/ Gjekmarkaj: Qeveria i la qytetarët në mëshirë të fatit

Zjarri në Shëngjin/ Gjekmarkaj: Qeveria i la qytetarët në mëshirë të fatit

11:23, 31/07/2024

Një situatë mjaft problematike u paraqit gjatë ditës së djeshme në Shëngjin, sidomos tek zona e quajtur ‘Rana e Hedhun’ ku flakët e afruara drejt zonës së plazhit sollën djegien masive të çadrave, shezlongeve si dhe një resorti aty pranë.

Natën Emergjencat Civile urdhëruan evakuimin e banesave dhe hoteleve afër Ranës së Hedhun, dunës së njohur bregdetare të Adriatikut që ka mbledhur mijëra pushues, pasi era po i shtynte me forcë zjarret dhe po i përhapte më shumë.

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në një lidhje Live për edicionin informativ në ‘Syri Televzion’ nga qyteti i Shëngjinit shprehet se kjo ka qenë një nga situatat më të rënda që ka kaluar qyteti i Shëngjinit, dhe nëse qeveria do ja kishte vënë veshin thirrjes kjo traumë mund t'u kursehej banorëve.

"Praktikisht ne e kemi vënë alarmin së bashku me qytetarët prej katër ditësh, thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhët sepse nëse do të ndërhyhej në kohë do i kursehej kjo traumë banorëve  të Shëngjinit"- u shpreh Gjekmarkaj.

Deklarata e tij:

‘Kjo ka qenë një nga situatat më të rënda që ka kaluar qyteti i Shëngjinit.

Praktikisht ne e kemi vënë alarmin së bashku me qytetarët prej katër ditësh, thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhët sepse nëse do të ndërhyhej në kohë do i kursehej kjo traumë banorëve  të Shëngjinit, do ju kursehej kjo traumë bizneseve të qytetit si dhe imazhi i tij duke vënë në rrezik qytetarët.

Dua të falenderoj kolegët e mi të cilët janë gjetur pranë qytetarëve duke u përpjekur që të sensibilizojmë një qeveri që i ka veshët e zënë më dyllë, një kryeministër që nuk sheh e nuk dëgjon si dhe ministrat që nuk janë pranë halleve të qytetarëve.

Ju e e keni vënë re që qeveria jonë flet për satelitë e për Inteligjenca Artificiale, ndërkohë që ne jemi në mëshirën e fqinjëve tonë të cilët u përgjigjen pak vonë, ndonëse nuk është detyra e tyre që të caktojnë raportin me shpejtësinë, pasi duhet të ishte qeveria që duhet të kishte mjetet e duhura për të dominuar situata të tilla.

Dua të falendoroj edhe ‘Forcat e Rendit’ si dhe banorët e Shëngjinit që i dolën zot vetes të braktisur nga qeveria.

Po shtohen zërat që ky ka qenë i qëllimshëm dhe nuk dua të akuzoj njeri drejtpërdrejt, duke i dhënë pohim zërit që ne kemi për mafiat e tokave, të cilët po shtojnë babëzinë e ndërtimeve në qytetin e Shëngjinit.

Shpresoj shumë që situata të tilla të mos përsëritet dhe dua të apeloj që të braktiset propaganda e të investohet te pjesa civile duke mos i lënë njerezit në mëshirë të fatit nëse do përballen  edhe një herë tjetër me situata të ngjashme./Klea Sula/ Syri.Net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco