‘Ekziston letra e Ecoparku’/ Ahmetaj: Rama e ka firmosur drejtpërdrejtë, kur një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar

‘Ekziston letra e Ecoparku’/ Ahmetaj: Rama e ka firmosur drejtpërdrejtë, kur një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar

22:28, 29/07/2024

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë duke firmosur drejtëpërdrejtë dhe për këtë ekziston letra.

‘EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender’, u shpreh Ahmetaj.

Biseda në studio:

Peka: Ndalojmë tek Ecoparku.

Ahmetaj: Pse nuk e investigon EcoParkun, Dumani. Pse sajon akuza ndaj meje. A nuk i mjaftoi ‘Buka SHA” që është qesharake. A nuk i mjaftoi arrestimi im nga punonjësi i vet, Dumani. Pse vazhdon e kërkon, kërcënon, e ruajtë Zoti, ta ndihmojë Zoti. Pse vazhdon e kërcënon çfarë arsye ka. Do shkojë në të s’ëmës. Do të shkoj në të s’ëmës, por deri atë ditë unë do të bëj këtë gjënë që bëj, me të gjitha mënyrat e mia ligjore. Është shumë kollaj të kalosh në mënyrë të paligjshme derën e shtepisë së një burri. Nuk e di sa e lehtë është të dalësh po kaq kollaj.

Peka: EcoParku, çfarë ka.

Ahmetaj: EcoParkun e ka firmosur vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e ka marrë një kombinim kompanish inceneratorësh. Ndërkohë që një nga njerëzit e familjes ka qenë e punësuar nga personat e inceneratorëve për të bërë arkitektin, për të bërë projektin, përpara se projekti të dilte në tender. Është ky fakt apo jo. Unë nuk jam gjarpri që pickon në gji, gjarpri është ai, që nxjerr në pritë. Unë e kam defektin në të qenit i drejpërdrejtë. Kam dhe defekte të tjera unë, që nuk e mbaj dot nganjëherë që duhet mbajtur. Po të kam besuar dhe me naivitet kam punuar 24 orë. E kam bërë për Shqipërinë. McGonigal se po lexoja dosjen. E dini që në Dubai ka video të McGonigal me autoritetet shqiptare në një fabrikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco