EKSKLUZIVE / Ahmetaj: Ja çfarë ka ndodhur në 31 gusht të 2017, kur u firmos Inceneratori i Tiranës

EKSKLUZIVE / Ahmetaj: Ja çfarë ka ndodhur në 31 gusht të 2017, kur u firmos Inceneratori i Tiranës

21:33, 29/07/2024

Gjatë rrëfimit të tij për skemën korruptvie të inceneratorit të Tiranës, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar atë si trurin e inceneratorëve dhe pronarin faktik së bashku me Erion Veliajn.Ahmetaj ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017.

Biseda në studio:

Peka: Çfarë i keni thënë...

Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.

Peka: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin ...

Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë. 

Peka: Po për Tiranën...

Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.

Peka: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë...

Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra.

Peka: në fakt kjo është pjesa më interesante. Ja çfarë keni thënë përpara se të fillonte ky sulm prej Edi Ramës ndaj jush.  Zero komunikim për Elbasanin dhe komunikim me shkresa për Tiranën ku keni refuzuar. Keni thënë, nuk isha unë atë fuqinë madhore të firmosja 17 vkm brenda ditës.

Ahmetaj: E dini pse e kam thënë atë? Jo për të bërë fajtor dikë, apo këdo, unë e kam thënë për ti treguar Edi Ramës dhe SPAK që kam qenë jashtë procedurës dhe që procedura është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegjiale me vendim të Këshillit të Ministrave. Për çfarë i vijnë vërdallë Elbasanit. Ka dy teori interesante konspiracioni. Kur ka teori konspiracioni të pavullnetshme dhe të vullnetshme të promovuara dhe sponsorizuara e vërteta fundoset, nuk ka më vlerë. Ku është bazuar e gjithë kjo historia e Ben Ahmetaj dhe inceneratorëve. Te njohja ime me Mirel Mërtirin. Tani kur dalin letrat unë e kam refuzuar inceneratorin e Tiranës. Sa për dijeni, pyesni dhe prokurorët, pyesni dhe Belinda Ballukun, kanë dalë me humbje kompanitë dhe te Fieri e Elbasani. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Kjo bullshit që këta thonë nëpër ambasada, nëpër media, jo po fjetja atje, fjeti këtu, fjetën bashkë apo veç, nuk ka lidhje fare. E nuk ka lidhje fare me akuzat që bëjnë. Të them dhe stilin e akuzave. Unë kam marrë dhe prevaluar në varësi të interesit publik, pavarësisht miqësisë së dikurshme që kisha me një njeri normal, që nuk është pronari i inceneratiorit të Tiranës. Ja kanë marrë, ata djem janë masakruar. Ata janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr se për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal mes Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Ta zgjidhë vetë Altin Dumani, se si e ka bërë këtë gjënë. Këtë e ka me veten dhe me publikun një ditë. Si ka mundësi që kërkohet kjo gjëja, nga e ka ditur Altin Dumani, për pseudo sajesa vesesh. Edhe po ti kisha veset, unë në punën time zyrtare ...

Peka: Altin Dumani po ju heton edhe për sjellje të pahijshme...

Ahmetaj: Besoj tani në qëllim të angazhimit që ka marrë ndaj uzurpatorit në reformën në drejtësi të Edi Ramës, indirekt Erion Veliajt, indirekt dhe Belinda Ballukut dhe Ulsi Manjës, të bëjë salto mortale.

Peka: Është koha të flasim konkretisht. Ju keni refuzuar inceneratorin e Tiranës. Pyetja është, ju refuzuat, kush e miratoi. Çfarë roli ka Edi Rama dhe Erion Veliajt tek inceneratori i Tiranës dhe a u prish miqësia juaj me Mirel Mërtirin kur refuzuar inceneratorin e Tiranës. Këto janë gjëra që kërkojnë përgjigje. Vera e 2017, të hetohet çfarë ndodhi në fund të gushtit të 2017. Kush e bëri të mundur inceneratorin e Tiranës?

Ahmetaj: Kush e bëri të mundur...

Peka: Këtë duhet të ma thoni ju...

Ahmetaj: Edi Rama, Erion Veliaj. Edi Rama, Erion Veliaj. Ishte i bllokuar. Pyeteni mbase në një moment vendos të jetë i sinqertë Edi Rama, se çfarë ka komunikuar dhe me kë në verën e 2017. Mbase vendos të mos bëjë atë batutaxhiun, por i shkas ndërgjegja dhe të thotë, çfarë garancie jo formale ka kërkuar, nga kush e ka kërkuar, çfarë bisedash janë bërë, etj.

Peka: Ka komunikuar me ju në gusht të 2017, Edi Rama me ju.

Ahmetaj: Për këtë gjë? A e dini se çfarë komunikimi kam pasur unë me Edi Ramën gjatë 2017, që isha në spital se isha aksidentuar me Mirel Mërtirin dhe aty bazohet dhe teoria e konspiracionit për të thithur në sifon të vërtetat. Kishte nevojë për një akt normativ që të rishikonte investimet dhe jam ngritur nga shtrati dhe kam thirrur punonjësit e ministrisë së Financave në spital për të bërë aktin normativ, gati që ditën që krijonte qeverinë e re të ecte përpara me shpejtësi. Këtë kam bërë unë. Jo nuk ka komunikuar me mua për inceneratorin e Tiranës, nuk kishte nevojë të komunikonte me mua, se unë nuk isha as përdorues, as klient as autoritet kontraktor, unë kisha lënë shkresa.

Peka: Dhe kishit refuzuar ...

Ahmetaj: Kisha lënë shkresa, e zezë mbi të bardhë. Aty është dhe gjithë kjo historia.

Peka: Në raport me Edi Ramën, a është ky gabimi i jetës që ka bërë Arben Ahmetaj, ajo shkresë dhe refuzimi.

Ahmetaj: Jo, jo. Nuk kam unë pendesa.

Peka: A ka filluar këtu përplasja ...

Ahmetaj: Përplasje me kryeministrin, kam pasur ditët e mia të mira dhe të këqija, jam përplasur shumë herë me kryeministrin. E dinë këta që janë të gjithë aty.

Peka: Me ju nuk paska komunikuar Edi Rama, për inceneratorin e Tiranës se keni bërë refuzimin. Thatë pak më parë se, në rast se ai do të mbizotërojë sinqeriteti dhe të flasë, të tregojë se me kë ka komunikuar dhe çfarë ka komunikuar. Çfarë garancish informale ka kërkuar. Me kë ka biseduar ai?

Ahmetaj: Pyeteni. Për momentin nuk e di.

Peka: Më vonë prisni të ju vijnë informacione?

Ahmetaj: Pyeteni. Me vonë mund të vijë dhe kujtesa. A e shtymë intervistën për shkak të kovidit. Kur të pastrohet mendja dhe truri nga kovidi, mund të vijnë ...

Peka: Çdo gazetar do të bënte këtë ndërhyrje: Arben Ahmetaj, ju e dini se çfarë ka komunikuar, se si ka ndërhyrë, por nuk po e thoni sepse po jeni mesazh.

Ahmetaj: Jo, nuk është kështu. Nuk kam unë çfarë të jap mesazh. Mesazhin tim e kam dhënë. Jam katërfish i motivuar ti shkoj të drejtës time, familjes time, deri në fund. Unë sot ndihem në një surealitet, sikur të isha një familje çifute në Poloni në vitin 1939-1940. Atë persekutim ndjej. Që nga fëmijët, ish-gruaj, gruaja, që nga ish-kunati, kunetërit, motra, shokët, nga kontaktet e mia të jetës, masakër. Altin Dumani thotë që skam njerëz dhe nuk merret me inceneratorin e Tiranës, ku është bërë gropa me OLAFI-n, sterilizimin, rrugët që është gropa miliardëshe. E di çfarë ka thënë Edi Rama, se nuk ja ke vënë veshin e se e pëlqen e dimension tjetër ...

Peka: Nuk e pëlqej fare, por kaq shumë skandale ka bërë qeverisja juaj, ku keni qenë pjesë, sa nuk di çfarë të thuash më përpara.

Ahmetaj: E di çfarë ka thënë kryeministri.

Peka: Arben Ahmetaj vendosi të flasë publikisht vetëm kur u sulmua personalisht.

Ahmetaj: Patjetër. Kam folur brenda deri kur isha brenda. Tani jam jashtë, do flas jashtë.

Peka: Çfarë ka thënë kryeministri.

Ahmetaj: Ka thënë; Thembra e Akilit të korrupsionit janë tenderat. Tani do të të sjelle katër shembuj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco