Shkodër/ Procedohen penalisht 10 persona, mjetet lundruese jashtë kushteve të sigurisë

Shkodër/ Procedohen penalisht 10 persona, mjetet lundruese jashtë kushteve të sigurisë

16:15, 26/07/2024

Procedohen penalisht dhjetë persona në Shkodër. Mësohet se tetë persona transportonin turistë me mjete lundruese nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës pa plotësuar kushtet e sigurisë dhe pa dokumentet përkatëse.

Ndërkohë dy persona të tjerë ushtronin aktivitetin në hotelet e tyre, pa dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar.

Njoftimi i Policisë:

Masa të shtuara nga Policia, në të gjithë qarkun, për garantimin e një sezoni turistik të sigurt.

Procedohen penalisht 10 shtetas që ushtronin në kundërshtim me ligjin, aktivitete të ndryshme, në zona shumë të frekuentuara gjatë sezonit veror.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e DVP Shkodër, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë, janë evidentuar raste të aktivitete të ndryshme që kryheshin në kundërshtim me ligjin. Për këto raste, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko dhe Financiare, kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

Tetë persona, pasi u konstatuan duke transportuar me mjete lundruese, nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës, vizitorë dhe turistë, pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre, dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti;

Dy persona, të dy banues në Velipojë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet (hotelet) e tyre, në Velipojë, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës fton qytetarët dhe turistët që për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, të telefonojnë/denoncojnë në numrin pa pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco