Të shtënat me armë zjarri në Thumanë, zbardhet dinamika e ngjarjes, ja si u plagosen tre kushërinjtë

Të shtënat me armë zjarri në Thumanë, zbardhet dinamika e ngjarjes, ja si u plagosen tre kushërinjtë

08:01, 26/07/2024

Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e djeshme në Thumanë, e cila degradoi deri në përdorimin e armëve. Nga ngjarja u plagosën tre persona ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie. 

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur një punonjës policie dhe dy të tjerë.  Tre të plagosurit mësohet se janë kushërinj më njëri-tjetrin. Ndërkohë është zbardhur dinamika e ngjarjes ndërsa raportohet se Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij ishin duke kryer punime për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila pretendohet edhe nga kushërinjtë e tyre.

Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur më pas efektivi i Policisë Rrugore Sahit Ahmetaj (Sela), i cili fillimisht ka debatuar me kushërinjtë e tij, njëherazi edhe fqinj. Debati mes tyre ka agravuar shpejt dhe efektivi i policisë, i cili sipas autoriteteve ishte jashtë shërbimit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Më pas kushërinjtë e tij kanë qëlluar po ashtu me armë zjarri duke iu kundër përgjigjur. Për pasojë të tre janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco