VIDEO/ Berisha: Veliaj së bashku me Maznikun ka shembur 13 pallate në zemër të Tiranës për të mbushur arkat e tyre

20:34, 25/07/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-zëvendësin e tij, Arbjan Maznikun se ka shembur 13 pallate në zemër në Tiranës për të mbushur arkat e tyre.

‘Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij. Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti’, u shpreh Berisha gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të kauzës që të të gjitha kauzave të shqiptarëve.

Të kauzës së shpresës, dinjitetit, lirisë, interesit kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt ju oratorëve që me fjalën e tyre të zjarrtë përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e realitetit të sotëm, por rrezatojnë guxim dhe frymëzim tek mbarë shqiptarët.

Para së gjithash sot unë duhet të përgëzoj me mirënjohje ata qindra protestuese e protestues që rrethuan bashkinë e Tiranës në një protestë të pamposhtur si dëshmitarë të vendosmërisë së tyre për të mos u pajtuar kurrë me vjedhjen e tmerrshme që Erion Veliaj iu ka bërë qytetarëve të Tiranës me djegësin.

Me vjedhjen e tmerrshme që ai me drejtorët e tij ka bërë me modelin 100 përqind të kompanisë 5D.

Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij.

Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco