Aksion i përbashkët i policisë shqiptare dhe malazeze në kufi, asgjesohen 11 mijë rrënjë kanabis

Aksion i përbashkët i policisë shqiptare dhe malazeze në kufi, asgjesohen 11 mijë rrënjë kanabis

12:50, 25/07/2024

Policia e shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kanë zhvilluar një aksion të përbashkët antikanabis të koduar “Bjeshkët”.

Gjatë operacionit u bë asgjësimi i 11.358 bimë kanabis narkotike si dhe arrestimi i shtetasit M.G, 27 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë.

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri me municion dhe një çifte, të dyja pa leje.

Drejtori i Policisë së Shkodrës Edmond Sulaj në një komunikim për mediat theksoi se janë goditur gjithashtu edhe raste të shpërndarjes së drogës në formë çokollate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco