Dhunohet 42-vjeçari në Tiranë, lihet në mes të rrugës! Ende asnjë autor i identifikuar

Dhunohet 42-vjeçari në Tiranë, lihet në mes të rrugës! Ende asnjë autor i identifikuar

10:27, 15/07/2024

Një 42-vjeçar është gjetur me shenja dhune në rrugën ‘Sokrat Miho’ në kryeqytet. 42-vjeçari R.K, banues në Bilisht është gjetur i shtrirë në rrugë rreth orës 06:35 minuta dhe dyshohet se është dhunuar.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka një autor të identifikuar për ngjarjen.

'Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën "Sokrat Miho", është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco