Protesta e opozitës/ Qytetarët flasin për Syri Tv: Jeta është bërë e papërballueshme, çmimet në qiell

20:10, 11/07/2024

Mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar ditën e sotem në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Qytetarë të shumtë kanë folë për mikrofonin e Syri Tv me gazetaren Fjona Çela, ku kanë treguar arsyet pse janë në protestë.

Qytetarët kanë vënë theksin të varfëria, rritja e çmimeve, shkatërrimi i sistemit shëndetësir, sistemit arsimor dhe korrupsionit të qeverisë Rama.

“Ushqimet janë në stratosferë, ku ta fillojmë e ku ta mbarojmë. Kam një djalë 40 vjeç pa punë, burrë e grua jemi me kemp. E marr sot, 3 ditë shkon pensioni, merr borxhë për ilaçe dhe për ushqim. Desh i madhi Zot që Kavajën e fitoi një çun i mrekullueshëm, Fisniku, edhe ju gazetarët duhet të vini të shihni punët që po bën. Në çdo qytet të marrin shembull nga Kavaja, të zgjedhin njerëzit më të mirë, më të ndershëm”, - u shpreh një qytetarë.

Një tjerër qytetar u shpreh se jeta është bërë e papërballueshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco