Protesta kombëtare e opozitës/ Qytetarët nisen nga rrethet, pritet pjesëmarrje masive

Protesta kombëtare e opozitës/ Qytetarët nisen nga rrethet, pritet pjesëmarrje masive

18:10, 11/07/2024

Opozita ka thirrur ditën e sotme protestë kombëtare pra kryeministrisë për të protestuar kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë.

Prej disa ditësh strukturat e Partisë Demokratike janë angazhuar në terren duke ftuar qytetarët të bashkohen në tubimin që vjen pas protestës së 20 shkurtit.

Burimet për Syri bëjnë me dije se organizimi është i përmasave të atilla sa e sotmja mund të jetë ndër protestat më të mëdha që janë organizuar vitet e fundit.

Lideri demokrat, Sali Berisha, megjithëse në arrest politik është angazhuar dhe ka ndjekur me detaje organizmin, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të gjithë qytetarëve, partive opozitare dhe socialistëve, pasi sipas tij regjimi i Ramës ka dëmtuar njëlloj të gjithë shqiptarët pa dallim.

Opozita kërkon që përmes kësaj proteste të realizojë kërkesat për qeveri teknike, në prag të zgjedhjeve parlamentare, lirimin e Sali Berishës nga masa e arrestit, si dhe një rritje të entuziazmit në rradhët e opozitarëve.

Vëmendja kryesore e drejtuesve opozitarë lidhur me protestën është përqëndruar në Tiranë, ku pothuajse të gjithë deputetët janë angazhuar në shpërndarjen e fletëpalosjeve ku renditen arsyet sepse qytetarët duhet të protestojnë.

Gazetarët e Syrit raportojnë se mbështetësit e opozitës në qarqe të ndryshme të vendit kanë lëvizur të organizuar nga struktura, por edhe me organizimet e tyre.

Kështu raportohet se nga degët e PD në Fier, Elbasan, Lushnje, Berat, Durrës, Korçë, Vlorë e Lezhë qytetarët janë nisur drejt Tiranës me mjetet e tyre qindra qytetarë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco