Shtyhet seanca për Berishën/ Gjokutaj: Këto gjëra i di Rama dhe Maneku

11:08, 11/07/2024

Shtyhet në Gjykatën e Posaçme procesi për liderin e opozitës, Sali Berisha, një seancë e cila duhet të mbahej për informacionin dymujor. Seanca e radhës u caktua në datën 19 korrik.

Avokatët e Berishës kanë kërkuar aktet, për të cilat gjykata thotë duhet t’i paguajnë. Berisha i kërkon aktet për informacionet dymujore pa pagesë.

Në një prononcim për mediat, avokati i zotit Berisha, Genc Gjokutaj, tha se po vazhdon zvarritja e procesit.

“Duan ta mbajnë zgjatjen. Këto gjëra i Edi Rama dhe Maneku. Mund t’u drejtoheni atyre, nuk e di sa të gatshëm janë për t’u përgigjur.

Shoh se arsyeja është thellësisht serioze.

Gjykatësja vendosi që aktet duhen marrë me pagesë. Ata nuk e kanë fare problem të bëjnë fotokopje dhe në fund zgjidhet problemi,” tha Gjokutaj.

Sipas tij, çështja e pagesës për aktet është qesharake, pasi për këtë gjë vendoset në fund të procesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco