Berisha: Protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri

Berisha: Protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri

20:27, 08/07/2024

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e opozitës e thirrur në datë 11 korrik në orën 20:00 përpara Kryeministrisë.

‘Protesta e 11 korrikut është protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju qëndrestarët dhe qëndrestaret e pamposhtur të kauzës së drejtë, të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të interesit kombëtar, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt kam për oratorët që nga kjo platformë me guxim përcjellin të vërtetat e mëdha që fsheh censura e egër e regjimit të Edi Ramës ndaj zërit ndryshe, ndaj të vërtetave therëse dhe të hidhura.

Të dashur miq, protesta e 11 korrikut është protestë për thelbin e lirisë, për thelbin e dinjitetit njerëzor.

Protestë për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Historia e njerëzimit ka faktuar se vota e lirë është mekanizmi themelor i shtetit ligjor, i barazisë para ligjit, i lirisë së tregut, i zhvillimit dhe begatimit të një vendi.

Kombet që nuk kanë pasur votën e lirë, kanë rënë në abiset e historisë.

Kujtoni pak se ku ramë ne në 46 vite diktaturë, në të cilën çdo katër vite shkonim te kutitë e votimit, por votat i numëronte partia terroriste.

Rikujtoni pak se cili ishte shkalla e tjetërsimit njerëzor nga kjo diktaturë dhe mjerimi ekonomik.

Por ata që kanë pasur fatin e madh të mos jetojnë në atë kohë, le të ndalen pak në këtë 10-vjeçar të sundimit të Rilindjes dhe Edi Ramës.

Besoj se për çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dinjitetit njerëzor, dinjitet, të cilët nuk mund të ekzistojnë pa votën e lirë, e kanë të qartë se votat e tyre i numëroi Edi Rama me terroristët e tij elektoralë, patronazhistë, aktivistë.

Se votat e tyre i numëroi Edi Rama me Bajrët, Avdylët, Ndokët, Rrajat, mafien e tmerrshme të drogës në Shqipëri dhe në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco