SYRI TV/ Bie propaganda e Ramës për rrugët, kolaps në aksin e ri Thumanë-Kashar

12:49, 08/07/2024

 

Propaganda e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problematikës së qarkullimit me inagurimet e aksit rrugor Thumanë-Kashar dhe Tunelin e llogarasë kanë zgjatur aq sa përfunduan isot polifonike kushtuar liderit socialist.

Prej dy ditësh si aksi Thumanë –Kashar, edhe tuneli i Llogarasë u shndërrua në gangrenë për qytetarët që duhet të prisnin me orë të tëra në trafikun e rënduar.

Dje qytetarët, denoncuan me video se si duhet të prisnin në radhë të gjata për të kaluar tunelin e bllokuar nga trafiku i rënduar, për shkak të asaj që denoncohet si problem konceptimi për përballimin e fluksit.

 

Situata më e rënduar ishte sot në aksin rrugor Thumanë-Kashar. Që në orët e para të mëngjesit radha e trafikut shkonte deri në 10 kilometra, ku qytetarët u detyruan të qëndronin në radhë për disa orë që ti paguanin kompanisë koncesionarë tarifën për kalim.

Përballë kolapsit në këtë aks rrugor, u urdhërua anulimi i tarifës përkohësisht, pasi sportelet e vendosura në dispozicion për të mbledh tarifën makinave ishin të pamjaftueshme.

Por jo vetëm kaq, qytetarët denoncuan në rrjete abuzimin që po bëhet me fatura, pasi edhe pse u tha që taksa do të jetë 2. 1 euro, qytetarët janë detyruar 270 lekë të reja, e kjo rritje u justifikua me përllogaritje të kursit të këmbimit të euros, që vetëm për këtë taks përllogaritja bëhet disa herë më e lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco