Si u spiropalizua edhe Rama me fjalimin për Ismailin: Përkthimet e Tufës i di të Kadaresë

Si u spiropalizua edhe Rama me fjalimin për Ismailin: Përkthimet e Tufës i di të Kadaresë

13:56, 06/07/2024

Edi Rama e mban veten për njeri të kënduar, si njohës i mirë i letërsisë, por nëse e 'gërvish' pak, kupton që në këtë drejtim nuk është se qëndron më lart se ministresha e tij, Elisa Spiropali.

Kjo e fundit i ka të famshme dhe publike gafat e saja si njohëse mediokre e letërsisë, kujtojmë këtu deklaratën e famshme se Don Kishoti është, sipas saj, vepër letrare e romanticizmit të letërsisë shqipe.

Lexo edhe: Pëfaqësuesja e bandave të Shkodrës në qeveri, që Don Kishotin e di vepër letrare shqiptare...

Në ditën e mbajtjes së homazheve për shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, ku fjalimi i vetëm që u mbajt nuk ishe as i ndonjë familjari, shkrimtari apo anëtari të Akademisë së Shkencave, por i vetë Edi Ramës, ky i fundit u duk se u spiropalizua mu ditën e fundit që po kalonte mbi këtë tokë, mjeshtri i madh i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Si mjeshtër i vjedhjes së protagonizmit për çdo rast, Rama e nisi fjalimin e tij me shigjetimin e cilitdo që propozi një vendprehje jo të njerëzit e zakonshëm për shkrimtarin e famshëm, duke u thënë se atë do ta caktonte ai vetë kur t’i vinte frymëzimi dhe më pas doli në lëminë që pretendon se e njeh mirë, letërsinë.

Dhe për të treguar se ai është ustai i vetëm i letrave pas Kadaresë dhe që i njeh mirë këto punë, Rama lexoi një paragraf nga një poezi e poetit të famshëm rus, Majakovski, të cilin i dituri i rilindjes e dinte si përkthim të Kadaresë, por që në fakt përkthimi ishte i shkrimtarit dhe poetit të njohur, Agron Tufa.

Vargjet që citoi Rama si përkthim i Kadaresë:

“Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal”.

 

Image

Dhe në foton më poshtë janë vargjet e përkthyera nga Kadare:

Image

Kjo është një gafë e pafalshme për një njëri që e mban veten si njohës i përkryer i letërsisë dhe mjeshtër i fjalës.

Por mesa duket spiropalizimi i Ramës është tashmë i pashmangshëm, aq më tepër që ky e mban vetën edhe si nxënës i Nolit e Faik Konicës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco