VIDEO/ Tonelata me peshq të ngordhur në rezervuarët e Fierit, ndotje mjedisore dhe dëm ekonomik

VIDEO/ Tonelata me peshq të ngordhur në rezervuarët e Fierit, ndotje mjedisore dhe dëm ekonomik

09:57, 01/07/2024

Një ndotje e rëndë mjedisore dhe natyrisht, dëm i madh ekonomik ka ndodhur në Fier për shkak të temperaturave të larta.

Vapa e madhe ka shkaktuar ngordhjen e tonelatave të tëra të peshkut në rezervuarit e Petovës dhe Kirjanit.

Era e keqe e peshkut të prishur ka pushtuar zonën. Sipas burimeve,  institucionet përkatëse janë vënë në dijeni dhe po marrin masa që pronarët që i kanë marrë rezervatet me qira për 99 vjet të heqin peshkun që po kalbet. Sipas disa banorëve, kafshë të egra kanë filluar të ushqehen me to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco