SYRI TV/ Skema e zhvatjes te Onkologjiku, pacientët të revoltuar: Shkojmë në privat kur s’marrim shërbim këtu

16:31, 26/06/2024

Skema problematike me shërbimin ndaj pacientëve në Spitalin Onkologjik vijon edhe pas publikimeve të denoncimeve në media dhe hetimeve të Prokurorisë.

Pacientë e familjarë të revoltuar janë parqitur sërish për të marrë trajtimin pranë këtij Spitali, teksa ka prej tyre që denoncojnë mungesën e medikamenteve dhe faktin që mjekët u thonë ta zëvendësojnë me ilaç tjetër.

Ndërsa kryerja e analizave në privat apo blerja e ilaçeve në farmaci duket se është kthyer në situatë të zakontë për pacientët.

SYRI TV 

Stand Up Fjona “Skandalet e ndodhura në Spitalin Onkologjik kanë ngjallur shumë reagime tek qytetarët, por duket se nuk kanë habitur pacientët që marrin shërbim në këtë spital, të cilët thonë se rastet e publikuara janë vetëm një pjesë e vuajtjeve që ata përjetojnë.

Shqetësimi kryesor për pacientët mbetet mungesa e medikamenteve.”

Një ditë pas publikimit të skandalit në Spitalin Onkologjik ku hetimet e prokurorisë nxorrën në pah sesi mjekë e punonjës të këtij spitali shtetëror u përfshinë në një skemë përfitimi monetar në kurriz të pacientëve që sorollaten dyerve të spitaleve, këta të fundit janë paraqitur sërish pranë Onkologjikut duke pritur në radhë për marrjen e shërbimit.

Pacientë e familjarë të revoltuar e konsiderojnë skandal atë që u është bërë personave të prekur me sëmundje tumorale.

Një paciente në moshë të re që merr trajtim në Spitalin Onkologjik ka denoncuar mungesën e medikamentit Phesgo, teksa tregon se mjekët i kanë thënë ta zëvendësojë me Herceptinë, çka ngjalli pakënaqësi tek pacientja.

Ndërsa kryerja e analizave në privat apo blerja e ilaçeve në farmaci duket se është kthyer në situatë të zakontë për pacientët, të cilët këto shërbime nuk i marrin dot në spitalet shtetërore, edhe pse këto të fundit e kanë për detyrë t’ua garantojnë pacientëve.

7 masa sigurie janë firmosur nga Prokuroria e Tiranës nga të cilat 2 arrest në shtëpi dhe 5 detyrim paraqitje, për pjesëtarë të stafit në Spitalin Onkologjik në QSUT, që bënin biznes me jetën e qindra pacientëve me sëmundje tumorale.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë, dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco