Kuvendi i jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

Kuvendi i jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

15:04, 26/06/2024

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

"Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e nje personi nen kete mase nuk mund te konsiderohet si mungese pa arsye ne Kuvend. Jemi konsultuar me njohes te ligjit dhe Kushtetutës", ka thënë Lindita Nikolla në mbledhjen e kryetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco