Xhaferri: Drejtësia e re hanxhar kundër opozitës dhe shqiptarëve, Transparency International ngre alarmin!

Xhaferri: Drejtësia e re hanxhar kundër opozitës dhe shqiptarëve, Transparency International ngre alarmin!

18:06, 21/06/2024

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me raportin e Transparency International, i cili ngre alarmin për shkeljet që janë bërë me reformën në drejtësi.

‘Drejtësia e re hanxhar kundër opozitës dhe shqiptarëve, Transparency International ngre alarmin!’, shkruan Xhaferri në Facebook.

Postimi i plotë:

Drejtësia e re me vese të vjetra, kështu e kam përkufizuar që në krye të herës drejtësinë e re që na u shit si arritje për të justifikuar paratë e taksapaguesëve perëndimor.

Në fakt drejtësia e re deri tani më shumë se qytetarëve, u ka shërbyer qeveritarëve të këtij vendi.

Një raport i ri për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, nga Transparency International ka rrëzuar fasadën e drejtësisë së re.

Në raport shkruhet qartë se Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve për integritetin në Shqipëri rezultoi në një numër të lartë shkarkimesh arbitrare, teksa pas konstatimit të këtij raporti janë edhe qindra pasoja të tjera që solli drejtësia e re që më shumë se kurrë ka larguar institucionet e drejtësisë nga qytetari.

Shqiptarëve u duhen dekada për të marrë një vendim nga Gjykata e Apelit, teksa korrupsioni dhe nepotizmi më shumë se kurrë ka minuar sistemin, brenda të cilit kanë depërtuar edhe patronazhistët.

Drejtësia e re po përdoret si kobure kundër pluralizmit, pasi lideri i opozitës mbahet nën arrest pa prova dhe Kryeministrit as nuk guxohet ti shkruhet emri në dokumente zyrtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco