Deputeti i PD publikon pamjet/ Mbetjen në Tropojë dhe Kukës digjen, institucionet bëjnë propagandë

Deputeti i PD publikon pamjet/ Mbetjen në Tropojë dhe Kukës digjen, institucionet bëjnë propagandë

10:01, 19/06/2024

Deputeti i Partisë Demokratike për Tropojën Isuf Çelaj ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ndaj gjendjes katastrofike me mbetjet në Tropojë.

Ai ka postuar edhe nje video ku duket qartë situata e rëndë dhe tymi i madh pasi mbetjet digjen. E njeta situate është edhe në Kukës shkruan deputeti demokrat.

Mesazhi dhe pamjet:

#Këto janë pamjet sot në mëngjes ku bukuritë e Malësisë Gjakovës janë të mbuluara nga mjegulla e tymit pasi Bashkia aplikon po thuajse çdo vit në landfilldin e depozitimit të mbeturinave!

Janë me dhjetëra qytetarë që me shkruajnë me shumë shqetësim ku më thonë sot është e pamundur që të rrish në qytet e rrethina.

E njëjta metodë rilindase për trajtimin e mbetjeve si ajo e Bashkisë Kukës me djegie duke u shkatërruar shëndetin qytetarëve dhe njëkohësisht edhe bukurive që Zoti e natyra u ka falur këtyre zonave!

Atëherë propaganda për turizëm malor të fuqishëm vazhdon!

Thirrja ime shkon për institucionet përgjegjëse si Bashkia,Prefektura, Qarku e Ministria e Infrastrukturës që të lënë propagandën, por të marrin masa urgjente për zgjidhjen e këtij problemi kaq madhor për shëndetin e jetën e banorëve të Tropojës e Kukësit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco