VIDEO/ Berisha: PD në mandatin e parë dyfishon rrogat dhe pensionet! Minimumi jetik 220 euro

18:52, 17/06/2024

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë se Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e parë të saj në qeveri, do të dyfishojë rrogat dhe pensionet.

Gjatë fjalës së tij në protestën e djeshme që zhvillohet përnatë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha u ndal edhe te minimumi jetik, ku sipas tij, Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë, të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë, të marrë 220 euro në muaj.

Berisha: Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë, që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.

Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët.

Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco