Berisha: PD e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet

Berisha: PD e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet

21:20, 16/06/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet.

‘Çdo njeri që dëgjon këto premtime, me të drejtë do të shtrojë pyetjen, ku do i merrni paratë? Ua them këtu me bindje absolute se paratë ekzistojnë por ato vidhen vidhen dhe vetëm vidhen’, u shpreh Berisha në fjalën e tij në protestën që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi!

Kudo në Shqipëri ulërijnë sirenat e skamjes. Kudo në Shqipëri, gjithnjë e më shumë do trokasi në dyert e shqiptarëve varfëria. Partia Demokratike është e vendosur t’i japë përgjigje emergjente varfërisë që po mjeron gjithnjë e më shumë shqiptarët.

Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.

Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët.

Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim.

Partia Demokratike beson se përgjysmimi i taksave është rruga për të nxitur inisiativën e lirë të shqiptarëve. Çdo njeri që dëgjon këto premtime, me të drejtë do të shtrojë pyetjen, ku do i merrni paratë? Ua them këtu me bindje absolute se paratë ekzistojnë por ato vidhen vidhen dhe vetëm vidhen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco