Berisha : Mafia e ndërtimit vuri zjarrin ne Shkodër, policia po inkriminon fëmijët për të mbuluar krimin

Berisha : Mafia e ndërtimit vuri zjarrin ne Shkodër, policia po inkriminon fëmijët për të mbuluar krimin

14:19, 16/06/2024

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas zjarrit të dy ditëve me parë në Shkodër. Ai akuzon mafien e ndërtimit që për të hapur sheshe ndërtimi e kanë ndërmarrë këtë hap. Ndërkohë hedhe akuza të forta edhe mbi veprimin e policisë së shtetit që sipas saj dy autorët e zjarrit janë dy fëmijë.

Mesazhi:

I gjetën fajtorët!

Dy fëmijë jo 8 por 9 - vjeçarë, dy sy kaltër leshverdhë e të bukur si ata!

Miq, mafia e ndërtimit e lidhur si mishi me thonj me pushtetin mafioz për të krijuar sheshe për ndërtimin e kullave të drogës dogji pak ditë dhjetëra e dhjetëra dyqane dhe banesa në tregun më të madh të Shkodrës në një zjarr të paparë në këtë qytet dhe la pa kafshatën e gojës dhe strehë mbi koke qindra e qindra qytetarë.

Në shërbim të mafies narko-policia e Ballës së krimit tha dje mos kujtoni se zjarrin e vuri mafia shtetërore e ndërtimit! Sipas saj shkaku i zjarrit pothuaj apokaliptik nuk ishte mafia e ndërtimit, por ishte vetë pafajësia, ishin dy fëmijë mocanik, 9- vjeçarë, leshverdhë e sy kalter e të bukur si ata. Lëre nuk ke ç’të thuash edhe engjëjt ndonjëherë gabojnë! Me inkriminim e fëmijëve për të mbuluar krimet e mafies, Balla dhe narko-policia dëshmojnë edhe njëherë se janë një me mafien. #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco