SYRI TV/ Vijojnë largimet nga grupi i Bashës, Kreshnik Çollaku mbetet deputet i PD

15:11, 15/06/2024

Kreshnik Çollaku është deputeti I dytë nga grupi I Lulzim Bashës I cili ka deklaruar se do të qëndrojë në Partinë Demokratike. Vendimi I Çollakut vjen pak ditë pasi Gjykata e Apelit, me vendim të formës së prerë, vendosi tu rikthejë demokratëve vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale Çollaku shkruan se Partia Demokratike, për të qenë fituese duhet të jetë e bashkuar.

“Sot ka një realitet të ri e të ndryshëm në PD.
Kontesti gjyqësor që patëm dha një verdikt. Ne të gjithë patëm premtuar se do ta njohim e respektojmë.
Unë jam nder ata qe dje, kam bere kete premtim.
Sot jam një njeri që po i qëndroj fjalës së dhënë.
Si çdo kohë, dhe sot mendoj se PD për të qënë fituese duhet të jetë e Bashkuar”
shkruan ai.

2 ditë më parë, edhe deputetja Eralda Tase Bano, e cila ishte rreshtuar në grupin e Bashës, bëri të ditur se pas vendimit të Apelit, do të qëndrojë deputete e Partisë Demokratike.  Qendrimet e deputeteve Bano dhe Çollaku vijnë pas thirrjes së liderit Demokrat, Sali Berisha, I cili pas vendimit te Apelit, ftoi të gjithë deputetët dhe anëtarët që t’i bashkohen Partisë Demokratike. Nga ana tjeter Lulzim Basha duket se do të vijojë t`i shërbejë Edi Ramës në misionin e tij për të përçarë demokratët. Pasi gjykata e Apelit i riktheu anëtarësisë së Partisë Demokratike vulën dhe simbolet, Basha paralajmëroi të premten se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Por ndërkohë që Basha paralajmëron këtë vendim, ai po braktiset çdo ditë nga ata që e mbëstesnin. Vendimet e dy deputetëve, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano për tju bashkuar Partisë Demokratike, pritet të pasohen edhe nga të tjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco