‘Iku me shpejtësi të madhe’, aksidenti me një viktimë në Durrës, dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë

‘Iku me shpejtësi të madhe’, aksidenti me një viktimë në Durrës, dëshmitarja: Ishte Benz i bardhë

14:21, 15/06/2024

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Plepa-Shkozet, ku ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve paraprake, një makinë me targa të huaja ka përplasur për vdekje një të moshuar, ende të paidentifikuar.

Një dëshmitare ka pohuar për mediat se mjeti ishte një "Benz" i bardhë dhe ka ikur me shpejtësi.

"Ishte Benz i bardhë, nuk e di, iku me shpejtësi të madhe", tha një banore.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco