'Zyra e Ramës, strofkë e Sinaloa, McGonigal e Coldea-s! Mosveprimi i SPAK, rrezik për sigurinë kombëtare'

'Zyra e Ramës, strofkë e Sinaloa, McGonigal e Coldea-s! Mosveprimi i SPAK, rrezik për sigurinë kombëtare'

12:58, 15/06/2024

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar me skandalin e radhës që ka përfshirë narko qeverinë shqiptare me në krye kryeministrin Edi Rama.

Vasili është shprehur se zyra e Ramës është strofkë e mafies së organizuar dhe SPAK  duhet të ndërmarrë hetime të thelluara.

Reagimi:

Zyra e Rames strofke e Sinaloas, McGonigal, Coldeas dhe SPAK me mosveprimet e tij eshte kthyer ne rrezikun me te madh per sigurine kombetare!

McGonigal, Coldea,Rosini, Louis Bladel, Gjenral Lisi, etj etj e kane kthyer zyren e Rames ne strofken ku ndajne afera e trafiqe gjithfaresh.

McGonigal eshte ne burg ne SHBA per aferen me Ramen.

Coldea keshilltar zyrtar i Rames eshte nen hetim ne Rumani dhe nga FBI per trafikim informacionesh dhe lidhje me Sinaloan si dhe per korrupsion

Gjeneral Lisi merr toke trafikantesh me ndermjetsimin e Agaçit sekretarit te Rames.

Keta njerez e kane bere pra autostrade krimi rrugen per ne zyren e Edi Rames dhe faktet jane te pamohueshme te pranuara nga halli edhe nga Rama vete.

Ndersa SPAK ne Shqiperi qe duhet te hetonte e arrestonte menjehere Ramen eshte fshehur, ka mbyllur syte e veshet, eshte strukur, nuk pipetin, nuk merr fryme .

Faqe e zeze e SPAK, qe as mund te amnistohet dhe as mund te falet kurre.

SPAK po perdoret vetem per ti dhene kohe Edi Rames te fshehe provat dhe gjurmat e lidhjeve te tija mafioze me klanet me te medha boterore te droges sic eshte edhe klani i Sinaloas.

SPAK po inkriminohet ne menyren me te neveritshme.

Spak pasi rremben gazetarin Qyno se gjoja cenohet siguria kombetare, kur eshte fjala per kryeministrin, i cili eshte e provuar qe ka kthyer zyren ne nje cerdhe te trafikanteve nderkombetare nuk vepron.

Deligjitimimi i ketij institucioni eshte total dhe ai me mosveprimet e qellimshme dhe me regji eshte kthyer ne rrezikun me te madh te sigurise kombetare sepse ka paralizuar goditjen e ligjit mbi mafian qeveritare te demaskuar boterisht per veprimet e saj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco