Bardhi kundër mazhorancës për anëtaret e KLGJ dhe KLP: E di gjithë Tirana, që njerezit e Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP

Bardhi kundër mazhorancës për anëtaret e KLGJ dhe KLP: E di gjithë Tirana, që njerezit e Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP

17:36, 13/06/2024

Kryetari i grupit Parlamentar të Partise Demokratike Gazment Bardhi, debatoi ashpër me mazhorncën, në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Avokatëve”,  duke e cilësuar si proces të deformuar dhe me ndërhyrje të fortë politike.
Bardhi tha se e di gjithë Tirana, që Eris Hysi është njeri i Agaçit dhe është piketuar për kryetare e KLP”.

“Keni deformuar procesin. Është ndërhyrë poltikisht në proces nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Nuk mund të japim konsesus për një proces të deformur. Më thoni një rast kur keni dalë kundër raportit të Sekretarit  të Përgjithshëm. Asnjë rast, sepse ju e përdorni poltikisht atë!

Ne konsesusin e japim vetëm mbi Kushtetutë. Në qoftë se ju keni përcaktuar kush do të jetë kryetar i KLGJ apo Kryetar i KLP, ky është problem i juaj dhe ndërhyrje e juaj. Ne jemi me Kushtetutën dhe s'mund të pranojmë këtë ndërhyrje. E dinë gjithë Tirana,  që njerezit e Engjëll Agaçit janë piketuar për kryetar të KLP”, tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco