SKANDAL/ Felaj rrëzon kërkesën e Berishës për interpelancë me Ramën, nuk guxon as t’ia përmendë emrin

SKANDAL/ Felaj rrëzon kërkesën e Berishës për interpelancë me Ramën, nuk guxon as t’ia përmendë emrin

11:03, 12/06/2024

Kuvendi nisi me debat nga grupi parlamentar i PD-së, të cilët kërkojnë përfshirjen e Sali Berishës si anëtar të grupit parlamentar të PD-së si dhe futjen në rend të ditës të interpelancës së kërkuar nga lideri i opozitës me Edi Ramën.

Por Kuvendi në mënyrë skandaloze me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën për interpelancë të Berishës me Ramën.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, tha se dihet që ka një vendim të gjykatës që nuk lejon Berishën të marrë pjesë ne seancat plenare.

Por deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila mori të drejtën e fjalës, tha se mazhoranca 'tmerrohet nga Berisha' dhe as nuk guxon t’ia përmendë emrin.

“Emri i Sali Berishës ju tmerron. Ku është ai vendim gjykate që ia ndalon atij të ushtrojë të drejtën e deputetit,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco