Asnjë i ekstraduar/ Policia e Shtetit vazhdon e bën sikur po i arreston të shumëkërkuarit në Dubai

Asnjë i ekstraduar/ Policia e Shtetit vazhdon e bën sikur po i arreston të shumëkërkuarit në Dubai

10:59, 12/06/2024

Është e disata herë që Policia e Shtetit bën sikur arreston të shumëkërkuarit në Dubai.

Këtë herë, pjesë e një komunikate të policisë është bërë emri i Durim Bamit.

Siç edhe ka ndodhur herë të tjera, personazhe të shumëkërkuar në Shqipëri, janë ndaluar në Dubai dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërsa për policinë, ata arrestohen me qëllim ekstradimi, por edhe vetë drejtuesit e policisë e dinë që asnjëri prej tyre nuk do të ekstradohen në Shqipëri, pasi nuk ekziston asnjë marrëveshje ekstradimi nga Dubai në vendin tonë.

Sa për kronikë, më poshtë njoftimi i Policisë së Shtetit:

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprat penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për te kryer vrasje’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal’.

Vijon procedura për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco