I dështuan takimet në Angli dhe Gjermani/ Rama: I lashë se ka zgjedhje në Angli dhe luan kombëtarja në Gjermani

I dështuan takimet në Angli dhe Gjermani/ Rama: I lashë se ka zgjedhje në Angli dhe luan kombëtarja në Gjermani

17:44, 11/06/2024

Edi Ramës i dështuan takimet me diasporën shqiptare në Angli dhe Gjermani, pasi bartja e patronazhistëve në këto dy vende ishte e vështirë për shkak të vizave për në Angli dhe për shkak të ndonjë 'surprize' të pakëndshme në Gjermani, por KM deklaron se nuk i mbajta takimet sepse në angli ka zgjedhje dhe në Gjermani luan kombëtarja e futbollit.

Kur dihet fare mirë se takimi në Angli ishte planifikuar në fillim të qershori dhe zgjedhjet në Britani mbahen më 4 korrik. Edhe për anulimin e takimit në Gjermani, Rama ka gjetur një arsyetim qesharak, kur ka thënë se e anuluam për shkak të Kampionatit Europian, ku luan edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Megjithatë, Rama theksoi se takimet do të rikthehen në shtator në Gjermani dhe Britani, ndërsa zbuloi se po planifikohet edhe një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ka qenë një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës, ku ka filluarnjë punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simptaizantëve të PS. Turi do të vijojë në shtator, duke qenë se për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem më vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Dhe me të drejtë, sepse në një situatë zgjedhore është normale që edhe ne të shmangnim një takim që pavarësisht se nuk është partiak, sidoqoftë është një takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Duseldorfit në një moment shumë afër me ndeshjen e skuadrës sonë kombëtare, nuk do donim që të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave, edhe pse takimi ishte i organizuar pavarësisht kësaj. Në shtator do rimarrim turin dhe do zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, ndërsa do përgatitemi edhe për një takim në SHBA”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco