VIDEO/ Toto: Në Shqipëri vjen pjesa më e keqe e politikës europiane

VIDEO/ Toto: Në Shqipëri vjen pjesa më e keqe e politikës europiane

21:48, 04/06/2024

E ftuar në emisionin 'A Show' në 'SYRI TV' me moderatorin Adi Krasta për të diskutuar mbi reportazhin e publikuar nga televizioni italian 'RAI 3 'ishte aktivistja, Iris Toto nga Austria.

Toto është shprehur se në Shqipëri për fatin e keq vijnë ndërkombëtarët të cilët jan pjesa ,më e keq e politikës së BE-së.

"Politika është një pjesë e shoqërisë ndërsa në Shqipëri politika është shumë në qendër ndërsa në Europë kemi një jetë tjetër përtej politikës së BE-së. Këtu politika lokale është shumë e fuqishme dhe nuk a rëndësi vetëm politika në qendër.

Shpresoj se këtu shoqëria ka akoma mekanizma imuniteti kundër debilizimit global të politikës por patjetër që në Shqipëri vjen pjesa me e keqe e europës.

Shqiptarëve u them që dokumentari zgjoi italianët ndërsa neve nuk na dha ndonjë të re, të gjitha zbulimet që publikoi televizioni italian ishte punën e gazetarisë shqiptare.

U them një bravo gazetarëve në Shqipëri pasi kanë zbuluar në detaje këtë zullum politik dhe Rama duhet të ishte larguar menjëherë nga qeverisja dhe shqiptarët duhet ta kenë kurajën që ta marrin vendimin për largimin tij."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco