EMRI/ I dënuar me 25 vjet burg për vrasje, arrestohet një prej 50 më të kërkuarve

EMRI/ I dënuar me 25 vjet burg për vrasje, arrestohet një prej 50 më të kërkuarve

20:55, 04/06/2024

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme Pjetër Pacanin, i dënuar për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Pacani, 61-vjeç, ishte një nga 50 personat më të kërkuar në shkallë vendi.

Image

Pacani është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,në vitin 2014, me 25 vite burgim për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje” të parashikuar nga Nenet 79/DH dhe 278/2 të Kodit Penal.

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco