Zbardhen përgjimet, ja si punonjësi i Aeroportit të Rinasit lejoji të miturën të kalonte pa prokurën e njërit prind!

Zbardhen përgjimet, ja si punonjësi i Aeroportit të Rinasit lejoji të miturën të kalonte pa prokurën e njërit prind!

16:12, 04/06/2024

Zbardhe skema e punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e publikuar e siguruar nga VoxNews, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu ka lejuar edhe kalimin e një të mituri pa prokurën e njërit prind.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:

Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me një dark familjare

Eneo: S’ka gjë vlla tak sot po qe I lire. Atë gocën sot e bëjmë dot

Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal:

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases E.Xh dhe B.Xh. Ca nr ti them vlla

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 09.05.2023, nga ora 10:48 AM – deri më datë 10.05.2023 ora 09:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla si je. Ma bej hallall se ashtu I kam pas nja 2 probleme. Nga do jesh sot

Eneo: I marum nja 2 halle, t’bej tel mbasdite

Eneo:  Rrofsh. O vëlla nga je?

Eneo: Te dergoj ate djalin apo do te tak nesër bashk. Si e ke me mire

Briken: Si ta kesh s’ka probl

Eneo:  Me thuaj ti vëlla. Sot ten is 500 me atë nesër të bëj 1 vet

Eneo: Sot nis 500 me atë se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla

Briken: Ok tak nesër mos e vrit mendjen

Eneo:  Ok se doja me fol i mhb. Po do tin is tani me ate 5 vlla

Eneo:  Po vjen 5 min është aty ka 600

Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Nesër të bëj një 500 vëlla

Briken: Ok vlla ngjohemi nesër

Eneo:  Mire vëlla ma bej hallall se ashtu kam pas një problem. Dëgjohemi nesër natën

Eneo: Ca bon vlla a u lodhe. Nga lagjja do jesh pastaj. Te takohemi?

Eneo:  Hic vlla ngelem serviseve

Eneo: Une nga ora 8 pak a shume.

Në orën 06:12 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Në orën 08:30PM, 09:15PM dhe në orën 09:19PM zhvullohen 3 biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejamaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.05.2023, nga ora 09:00 AM – 10:12 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Në orën 09:34 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Ku ti them te futet vlla apo do shkosh vet

Briken: Ja per pak po shkoj unë. Te them unë

Eneo:Ok vlla. 10 e 55. Niset vlla

Eneo:Ok vlla. I dërgon pasaportën e shtetases K.Xh

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se K.XH është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.05.2023 ora 10:222 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Nga të dhënat e sistemit TIMS nuk provohet problematika që ka kjo shtetase, por dyshohet që ajo ka kaluar ditët e qëndrimit dhe për verifikimin e faktit nevojitet, pyetja e shtetases dhe këqyrja vulave te pasaportës së udhëtimit.

Masat e sigurisë:

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal

Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);

Shtetasi Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal.

 “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale,:

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penal:

Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

NJOFTIMI I PROKURORISË SË TIRANËS

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi masa sigurie për nëntë persona për veprën penale për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248, 259 dhe 25 të K.Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1196/2024, hetimeve me metoda speciale të hetimit proaktiv në bashkëpunim me policinë gjyqsore të Agjenciseë së Mbikqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, u provua se të nëntë personat në bashkëpunim e njëri-tjetrin për të mundësuar kalimin e shtetasve që ju ndalohej kalimi në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian nëpërmjet Aeroportit të Rinasit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është bërë e mundur fillimisht arrestimi shtetasit E. S., për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal. Prokuroria pas sekuestrimit të telefonave të tij, arriti të zbulonte skemën.

Nga konteksi i bisedave të zhvilluara mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se kontaktonte me shtetasi B. T.., me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas. Shtetasi E. S. ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi E..S mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë B. T.., të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Kjo veprimtari e miremenduar dhe e strukturuar, ku personat të cilëve sipas ligjit dhe akteve nënligjore nuk iu lejohej dalja nga Territori i Republikës së Shqipërisë është dokumentuar e plotë nga ana e Prokurorisë. Për këto arsye, u kërkua në Gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshme Tiranë dhe u miratua caktimi i masave të sigurisë si më poshtë:

- B.T., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 259 dhe 248 të K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne burg” neni 238 i K.Pr.Penale

- E.S., për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal. Masa e sigurisë “arrest në burg” neni 238 i K.Pr.Penale;

- S.X., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

-E.M, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

masa e sigurise “arrest ne shtepi” neni 237 i K.Pr.Penale

-A.D. me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” neni 237 i K.Pr.Penale

-Y.P., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

- R.Sh., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

- E.A., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim për tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale

-A.H., me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorine Vendore te Policise Tirane, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal; Masa e sigurise “detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqsore” neni 234 i K.Pr.Penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco