Reportazhi i RAI3, Fatos Lubonja: E gjithë ‘rilindja’ me Ramën në krye duhet të arrestoheshin për grup kriminal

Reportazhi i RAI3, Fatos Lubonja: E gjithë ‘rilindja’ me Ramën në krye duhet të arrestoheshin për grup kriminal

17:43, 03/06/2024

Analisti Fatos Lubonja foli Në Neës 24, rreth deklaratës së Arben Ahmetajt në emisionin ‘Report’ në RAI 3, ku ai është shprehur se në zyrën e Ramës ka takuar njerëz të botës së krimit.

Lubonja tha se këto informacione dihen dhe madje edhe më shumë, sepse puna kryesore e Ramës është propaganda, ai ka një aftësi dhe mbulon realitetin shumë mirë.

Ndërkohë që sa i përket edhe komenteve nga ndërkombëtarët të cilët e kanë quajtur Shqipërinë narko-shtet, e kanë bërë sepse i gjithë sistemi duhet denoncuar, u shpreh analisti, Fatos Lubonja.

E gjithë Partia Socialiste duhet të arrestoheshin për grup kriminal, u shpreh Lubonja.

Pjesë nga fjala e analistit, Fatos Lubonja:

Reportazhi në Rai 3 ka nxjerr informacione dhe gjera që ne i dimë madje edhe më shumë.

E reja në këtë histori është që e gjithë puna kryesore e Ramës si njeri që është në krye të propagandës, me aftësitë e tij ai mbulon ato që bën pra i shërben krimit të organizuar i cili po lulëzon, mburoja kryesore janë të huajt.

Pra Donald Lu mburrej për zhvillimet, ndërkohë Saimir Tahiri lulëzoi krimin.

Kjo është edhe një kundërpërgjigje për Melonin. Ata janë një media opozitare dhe kanë thelluar hetimet e reportazhin e tyre.

Pra ne nuk mund të harrojmë se Rama është për propagandë, ai mbulon realitetin kjo është puna e tij.

Me në krye Ramën nëse do kishte hetime e gjithë PS duhet të arrestohej për grup kriminal. Por kjo nuk ndodh se ata kanë gjithë pushtetin.

Ky reportazh është kometuar nga shumë media ndërkombëtare, ata e cilësuan Shqipërinë si narko-shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco