Syri TV/ Berisha në arrest sepse zgjati afatin e bonove, Çupi: Berisha bëri atë që po bëni ju

15:19, 03/06/2024

Me propozim të mazhorancës dhe qeverisë, komisioni i ligjeve miratoi zgjatjen e afatit për bonot e privatizimit, duke marrë të njëjtin vendim, për të cilin lideri i opozitës, Sali Berisha është vendosur në arrest shtëpiak prej muajsh.

Deputetët demokrate ngritën në komision, shqetësimin se sipas precedentit  abrusd, të vendosur me kryetarin e PD, edhe depuetët  të cilët  rezuoltojnë  ish-pronarë, janë në konflikt interesi për të votuar këtë këtë nismë. 

Në një kohë kur kryetari i partisë Demokratike,  Sali Berisha është vendosur në masën e arrestit shtëpiak, me akuzën se zgjati afatin e boneve të privatizimit, ku përfituan mijëra qytetarë, sot qeveria dhe mazhoranca e kryeministrin Edi Rama ndërmorën të njëjtin veprim,  me argumentin se këto ndryshime ligjore, u vijnë në ndihmë ish-pronarëve dhe qytetarëve që duan të legalizojnë një objekt.

Por deputetja nismëtare,  Antoneta Dhima,  deklaroi se nëse ndonjë nga deputetët  përfiton nga zgjatja e afatit të boneve, në cilësinë e  ish- pronarit, i ngelet atij për të vendosur, si do të votoje.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco