PD ka votuar gjithnjë pro çdo lloj nisme ligjore që ka pasur për qëllim të lehtësojë kthimin e pronave ish-pronarëve

PD ka votuar gjithnjë pro çdo lloj nisme ligjore që ka pasur për qëllim të lehtësojë kthimin e pronave ish-pronarëve

13:29, 03/06/2024

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, pjesëmarrëse në komisionin e ligjeve ku diskutohet "Financimin e detyrimit te prapambetur te pageses se punonjesve dhe ish punonjesve te Kombinatit Mekanik Poliçan", u shpreh se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka votuar gjithnjë pro çdo lloj nisme ligjore që ka pasur për qëllim të lehtësojë, përshpejtojë dhe ndihmojë kthimin e pronave ish-pronarëve.

"Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka votuar gjithnje pro çdo lloj nisme ligjore qe ka pasur per qellim te lehtesoje, pershpejtoje dhe ndihmoje kthimin e pronave ish-pronareve, perfshire edhe kete ligj qe eshte nje nisme e qeverisjes se pare te Partise Demokratike ne vitin 1995, e drejtuar asokohe nga Presidenti Sali Berisha. Megjithate, zhvillimet e fundit te ndodhura ne procesin penal ndaj z. Berisha, me kane futur ne nje medyshje lidhur me voten time per kete nisme ligjore. Pse e them kete? Sepse nje nga akuzat qe i behet z. Berisha dhe arsyeja pse ai mbahet sot ne arrest shtepie, ka te beje pikerisht me zgjatjen e afatit te vlefshmerise se bonove te privatizimit. Megjithese, nga kjo mase kane perfituar me qindra mijera shqiptare, fakti qe nje prej perfituesve te shumte ishte edhe dhendri i z. Berisha, familja e te cilit si ish-pronare i ishte njohur e drejta e kthimit te nje parcele toke, ka mjaftuar qe emri i z. Berisha te regjistrohet si person nen hetim dhe ndaj tij te aplikohet arresti i shtepise. Tani ne jemi te gjithe ketu, kolege deputete, dhe te them te drejten besoj se asnjeri prej nesh nuk e ka verifikuar nese nga kjo mase mund te perfitoje ndonje familjar i afert apo i larget, ndonje mik apo i njohur, por nese eshte rasti po te aplikohet standardi me te cilin z. Berisha po mbahet ne arrest shtepie, ekziston rreziku qe ndaj ne te gjitheve qe jemi ketu te filloje hetimi penal dhe te na arrestojne. A ndodh kjo ose jo nuk e di, une po flas thjesht per standardin qe eshte ndjekur ndaj z. Berisha. Prandaj, perpara se te ecim me tej me shqyrtimin e ketij projektligji kam nje kerkese proceduriale qe per te 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise te verifikohet nese ndonje familjar, mik a i njohur do te perfitoje nga miratimi i ketij ligji. Nese kjo nuk pranohet sepse eshte absurde, atehere mendoj qe po aq absurde eshte edhe akuza qe i kane ngritur z. Berisha, dhe ai nuk ka asnje arsye qe te mbahet ne arrest shtepie, ku eshte sot. Faleminderit", u shpreh Dhurata Çupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco