Investigimi i Rai për pastrim prash në ndërtim në Tiranë/ Rama: Është vetëm fillimi

Investigimi i Rai për pastrim prash në ndërtim në Tiranë/ Rama: Është vetëm fillimi

21:31, 02/06/2024

Gjatë intervistës për emisionin ‘Report’ të Rai3, Edi Rama është vënë përballë faktit të pastrimit të parave në Shqipëri, kryesisht me biznesin e ndërtimit në Tiranë. Gazetari italian i ka thënë Ramës se në Tiranë, nga 3.7 miliardë euro që janë future në sektorin e ndërtimit, vetëm 800-milionë janë qarkulluar përmes sistemit banker.

Por Rama shmangu përgjigjen vetëm duke e mohuar dhe vijoi me demagogji duke thënë se ky është vetëm fillimi i ndëtimit të kullave në Tiranë. Pas 5 vitesh, ka thënë Rama, do të ketë shumë më shumë kulla se sot.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat...

KM: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas pesë vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.

Rai3: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.

Rai3: Të dhënat zyrtare.

KM: Jo, nuk është e vërtetë.

Rai3: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.

KM: Jo. Po ju them diçka

Rai3: Është nga operatori juaj elektrik.

KM: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco