VIDEO/ Berisha: Edvin Ndragheta del sonte lakuriq para italianëve, para europianëve, para shqiptarëve, ashtu siç është

20:52, 02/06/2024

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur te reportazhi i emisionit Report në RAI3, ku do bëhen publike lidhjet e kryeministrit Edi Rama me bosët e mafias.

‘Edvin Ndragheta del sonte del lakuriq para italianëve, para europianëve, para shqiptarëve, ashtu siç është’, u shpreh Berisha.

Berisha: Dje ishte në Uimbelldon se do të na shikonte ndeshjen ky tifoz i madh.

Njeriu që ka udhëtuar 140 herë në 2 vite me avion në dispozicion, organizon takime 2 milionë euroshe, për pushtetin e tij të krimit.

Sonte del lakuriq para italianëve, para europianëve, para shqiptarëve, siç është Edvin Ndragheta.

Prandaj dhe le të ftojmë ne, qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi të mos hamë më tej turpin me buk duke toleruar më tej një regjim të tillë.

Të mos bëhemi mëkatarë ndaj këtij vendi, ndaj atyre që kanë vdekur dhe brezave që vijnë, duke toleruar një pushtetues si ky.

Të marrim në duart tona fatin e Shqipërisë.

Tu kthejmë shqiptarë, shpresën, besimin.

Qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës.

Rrofshi ju, rrotë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco