Rama 'qan' hallin e Europës dhe jo të Shqipërisë: Nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë

Rama 'qan' hallin e Europës dhe jo të Shqipërisë: Nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë

20:52, 02/06/2024

Kryeministri Edi Rama ka transmetuar në rrjetin social Facebook, intervistën e dhënë për emisionin “Report” të Rai3 në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve mes Italisë dhe Shqipërisë.

Rama ka thënë gjatë intervistës  se ka pasur kërkesa nga vende të tjera për marrëveshje për ngritjen e qendrave të emigrantëve por i ka refuzuar.

Rama ka ripërsëritur arsyet sepse pranoi një marrëveshje me Italinë, ndërsa e konsideroi të pakuptimtë që të kishte një marrëveshje të ngjashme me Britaninë e Madhe. Por kryeministri ka këmbënguluar sërish se në rast të një organizimi nga BE, dhe mos bëhej çështje ideologjike, është një problem që kryeministri shqiptar e sheh si çështje ku të përfshihen edhe vende tjera europiane dhe ballkanike.

"Rama tha se nëse dikush mbërrin në Itali, ai ka mbërritur në Europë, dhe situatat që krijohen nga emigrantët duhet të menaxhohen nga Europa.",- ka thënë ai, duke qarë hallin e Europës dhe duke nënkuptur se marrëveshjen e ka bërë si 'nder' Italisë. Pra, siç duket i jep vetes tagër të sillet si pronar i Shqipërisë që bën ndere lart e poshtë dhe jo si kryeministër.

Rama është pyetur lidhur me Bechettin, dhe pse Shqipëria nuk pranon të paguajë 135 mln euro pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare. Ai tha se për ne Bechetti është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg, ndërsa tha se me të ka një proces gjyqësor në Belgjikë për të cilën nuk mund të flasë më shumë, pasi është një çështjes në gjykim.

Nëse shqiptarët që emigronin në Itali do të shkonin në Tunizi apo Egjipt si do ndiheshit?

Nuk është e njëjta. Nuk është temë politikës së përditshme, sepse të gjithë që vijnë në qeveri flasin për kontrollin e fluksit. Çfarë duhet të bëjmë. Të bëjmë moral? Këtu ka nevojë për një tryezë të përbashkët si nga e majta dhe e djathta. Unë besoj në zgjidhje që funksionojnë dhe nuk kanë lidhje me të majtën e të djathtën. Shqipëria nuk mund të zgjidhë vetëm këtë problem . Është një problem që duhet ta godasësh së bashku.

A do të ngrihen kampe të tjera?
Kemi pasur oferta të tjera por kemi refuzuar, sepse nuk ka kuptim. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia në mënyrën si i shohim gjërat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco