VIDEO/ Berisha: Edi Rama skenaristi i vërtetë i sulmit ndaj profesorit Sokol Mëngjesi hesht, hesht dhe drejtësia e Zamanëve, Krajave, Metanëve

20:48, 02/06/2024

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramës si skenaristi i sulmit barbar ndaj Sokol Mëngjesit, avokatit të liderit të opozitës.

‘Edi Rama skenaristi i vërtetë i sulmit ndaj profesorit Sokol Mëngjesi hesht, hesht dhe drejtësia e Zamanëve, Krajave, Metanëve’, u shpreh Berisha në fjalën e tij në protestën në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi!

Avokati i të vërtetave të mëdha, profesor Sokol Mëngjesi, vazhdon betejën e tij, dëshmi e krimit më të shëmtuar shtetëror ndaj një profesori universitar, ndaj një avokati dhe intelektuali të shquar të vendit.

Edi Rama skenaristi i vërtetë që ka keqpërdorur grupe të strukturuar kriminale, ish-policë dhe të tjerë për të kryer krimin makabër në publik, atentatin për eliminimin fizik të avokatit, hesh si fija e barit.

Heshtin institucionet e shtetit mafioz.

Sokol Mëngjesi i bën nder me CV e tij akademike vendit dhe kombit.

I bën nder sistemit të drejtësisë së një vendi, por të drejtësisë së vërtetë dhe jo drejtësisë së Zamanëve, Krajave, Metanëve, Llagapëve, kryetares së KLGJ apo Inspektorit të Përgjithshëm, që adaptojnë omertan, kodin e heshtjes së mafias, edhe kur goditet një prej juristëve më të shquar të vendit.

Kjo është fytyra e tyre, kjo është fytyra e Edi Ramës, kjo është fytyra e shtetit kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco