VIDEO/ Nesho: Rama aleancë me krimin në 2013, vijon edhe sot! Deklaratat e Ahmetaj, fakte ulëritëse

19:26, 02/06/2024

Ish-diplomati Agim Nesho, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për reportazhin e Rai3 që pritet të publikohet sot, si dhe për akuzat e ish-Zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, se Rama ka pritur në zyrë mafiozë që lajnë para në sektorin e ndërtimit. 

Nesho ka theksuar se Edi Ramës bëri aleancë me krimin në vitin 2013 por e ka dhe në vijimësi pasi kërkon në çdo mënyrë të mbajë pushtetin dhe po të ishte një vend tjetër ky do të kishte ra me kohë. 

Nesho: Personaliteti më i lartë i shtetit, kryeministri që takon përfaqësues të mafies dhe krimit të organizuar, gjë që ne e dimë se ai është ngritur në këtë mënyrë, duke përkrahur njerëz me të kaluar të dyshimtë dhe duke i futur në parlamentin shqiptar. 
Ai bëri aleancë me krimin në vitin 2013 por e ka dhe në vijimësi pasi kërkon në çdo mënyrë të mbajë pushtetin dhe po të ishte një vend tjetër ky do të kishte ra me kohë.
Ne e kemi thënë me kohë se qeveria dot bëjë por këta kanë kapur shtetin komplet dhe drejtësinë dhe vetëm mendimi kritik nuk ka mundësi ta ndryshojë realitetin pasi Rama shantazhon çdo njeri.
Një deklaratë e dhënë në gojën e Zv.kryeministrit të Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Ramës dhe deklaratat e tij janë të rënda dhe në çdo vend të botës do të kishte dhënë dorëheqjen.
Faktet janë ulëritëse dhe faktet janë më shumicë për këtë skandal, dhe është një varg çështjesh që nuk po mbarojnë kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco