Berisha: Damani, krimineli në krye të organizatës kriminale Skapi i partisë, merr një rrogë 70 mln lekë në vit

Berisha: Damani, krimineli në krye të organizatës kriminale Skapi i partisë, merr një rrogë 70 mln lekë në vit

20:44, 28/05/2024

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se po amniston vjedhjet e Edi Ramës me Ndokën, me Rrajat, me Avdylët, me Çelët, me Bamët, me Dervishët, me të gjithë bandat.

‘Damani, krimineli në krye të organizatës kriminale Skapi i partisë, merr një rrogë 70 milionë lekë në vit’, theksoi Berisha gjatë protestës në mbështetje të tij në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, të duket se asgjë në botë nuk pret oreksin e këtyre famëzive për të vjedhur çdo ditë pasuritë publike.

Asgjë në botë nuk pret lidhjet e tyre me botën e krimit.

Të dashur miq, vota juaj ka zero vlerë.

Vullneti juaj ka zero vlerë!

Sepse atë e vjedh Edi Rama me Ndokën, me Rrajat, me Avdylët, me Çelët, me Bamët, me Dervishët, me të gjithë bandat.

Dhe vjedhjen e tyre e amniston Altin 70-milionëshi.

Altin 70-milionëshi.

A e dini ju se ai Damani, një kriminel në krye të organizatës kriminale Skapi i partisë, merr një rrogë 70 milionë lekë në vit?

A mund të imagjinohet kjo? Merr në vit gati tre herë rrogën e presidentit të Republikës.

Dhe çfarë bën për të amnistuar vjedhjen, a dëgjuat ju të dalë qoftë një telefonatë e vetme nga mijëra telefonata të Edi Ramës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Damian Gjiknurit, Pandeli Majkos, Fatmir Xhafës, Linda Nikollës, Ulsi Manjës, kriminelëve elektoralë që shkelmuan votat tuaja me bandat.

A nxori një telefonatë të vetme ky kriminel më i madh se secili prej tyre?

Sepse e thotë diku Viktor Hygo, midis atij që bën dhe atij që fsheh, 10 herë më i keq është ai që fsheh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco