Prapaskenat/ Avokati i Berishës tregon pse nuk u mor vendim sot për arrestin në shtëpi

18:40, 24/01/2024

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në Task Force në Syri Tv, tregoi pse nuk u mor sot vendim për arrestin në shtëpi të liderit demokrat Sali Berisha.

Shtyrja u bë pasi mbaruam argumentimin tonë mbrojtës në ankimim të shkallës së parë, i cili pas autorizimit te Kuvendit caktoi masën e sigurimit arrest me shpi, duke zëvendesuar dy masat e para që ishin dhënë në tetor.

Dhe gjyqtarja pasi dëgjoi palët, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe tha që nësër është vetëm shpallja e vendimit.

Nuk dha ndonjë arsye specifike.

Ne gjithsej kemi kërkuar tre herë përjashtimin e kësaj gjyqtareje me argumente nga më të ndryshmet, të cilat ose kanë qenë më përpara, ose kanë lindur gjatë seancave gjyqësore.

Ajo është një gjyqtare që ka marrë përsipër gjykimin e kësaj çështjeje dhe nuk resht në shkelje marotonë të saj procedural.

Shkelje që e kanë bërë të pavlefshem proceduralisht gjithë procesin, por nëpërmjet saj është ngjizur dhe anti-kushtetushmëria e procesit pasi dy herë i kemi kërkuar gjykimin incidental që çështjen ta çojë në Gjykatë Kushtetuese, për të inteneruar thembrën e Akilit të këtij procesi, sepse një proces i nisur me pavlefshmëri, për shkak të pavlefshmërisë bazë të inicimit të mazave të sigurimit, vijon në pavlefshmëri gjithë procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco