Çani: Nëse Rama nuk fut duart, Berisha dhe Meta fitojnë zgjedhjet

Çani: Nëse Rama nuk fut duart, Berisha dhe Meta fitojnë zgjedhjet

17:13, 31/10/2022

Gazetari Arian Çani ka komentuar koalicionin Berisha-Meta për të cilin tha se kanë shumë shanse që të fitojnë në zgjedhjet lokale.

Çani shprehet se mjafton që Berisha e Meta të përdorin mjetet e duhura dhe do të kenë shumë shanse për fitore.

Më tej ai theksoi se nëse mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, pa futur duart Rama siç ka bërë gjithmonë, Berisha dhe Meta e kanë fitoren të sigurt.

“Ka dy opsione, i pari është që nëse këtë herë Rama do vendosë të bëjë zgjedhje të lira sepse është çështje vullneti, mendoj se Berisha dhe Meta kanë shumë shanse që të fitojnë këto zgjedhje lokale, sepse ka shumë faktorë.

Unë mendoj se po të mos ketë blerje e patronazhistë, kemi mbi 4 deputetë që janë me vota të blera ashiqare në parlament, por nëse ka zgjedhje të lira Berisha e Meta mund të jenë fitues, edhe pse është e vështirë të përcaktosh fituesin e zgjedhjeve lokale. Nëse qytetet kryesore ndahen mes tyre, opozita ka një shans të mirë.

Berisha dhe Meta janë përfaqësues të mentalitetit shqiptar, të dy përfaqësojnë një sjellje publike në shumicën e saj, shto kësaj dhe të pakënaqurit që ka prodhuar qeverisja, mjafton që ky që është në pushtet po qeveris vetëm me 30 mijë vota më shumë, pra koalicioni PD dhe LSI dikur morën shumë vota.

Mjafton që Berisha dhe Meta të përdorin mjetet e duhura dhe do kenë shumë shanse, ky është opsioni më ëndërrimtar, sepse besoj Rama do fusë sërish duart për të ruajtur pushtetin.

Veprimtaria e Metës tregon që është i vendosur që koalicioni të funksionojë. Rama po të shohësh hapat e tij po abuzon pak më shumë seç duhet me pushtetin, bullizmi i tij është rritur tejmase, mjafton të shohësh si i trajton mediat dhe opozitën dhe kjo mund të bëjë që njerëzit të favorizojnë më të dobëtit. Rama mund dhe të ndryshojë rrugës pasi 14 maji është larg.

Këta personazhe nuk është e lehtë t’i zëvendësosh, këto dy figura, edhe pse kanë marrë goditje, qëndrojnë në këmbë dhe kanë ambicie për zgjedhjet.”-u shpreh Çani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco