Policia e Durrësit gjen 30-vjeçarin në rrugë: S'mban mend emrin, as shtëpinë! Kush e njeh të paraqitet në komisariat

Policia e Durrësit gjen 30-vjeçarin në rrugë: S'mban mend emrin, as shtëpinë! Kush e njeh të paraqitet në komisariat

22:16, 29/10/2022

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një person që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, i cili është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Ky person është i moshës rreth 30 vjeç, i gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup ngjyrë vishnje dhe tuta blu.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco