Gazetari: Edhe Skoda ime shpenzon më shumë se avioni personal i Ramës

Gazetari: Edhe Skoda ime shpenzon më shumë se avioni personal i Ramës

09:40, 29/10/2022

Kryeministri Edi Rama u tall me shqiptarët, duke u thënë se avioni personal ‘Ismaili’ që ai përdor me qindra herë, ka një kosto jashtëzakonisht të ulët.

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këto deklarata, ndërkohë që thotë se duhet hetim parlamentar për këtë skandal.

“Ja e morëm vesh dhe këtë punë. ‘Ismaili’ e paska koston 1 milionë lekë të vjetra për udhëtim që bën jashtë shtetit. Skoda ime me motor 1.6 ta këput një 500 eurosh vajtje-ardhje në Itali, me gjithë tollet rrugës. Kokë më kokë me ‘Ismailin’ e paskam,” shkruan ai.

“Opozita duhet të kërkojë komision hetimor në Parlament për fluturimet e Kryeministrit. Ka një pyetje sot që nuk di t’i përgjigjet askush. Me çfarë dhe kush i financon fluturimet e Kryeministrit? Bëhet një komision hetimor dhe kërkohen faturat për të parë sa kanë kushtuar dhe si janë paguar paratë.

Dhe këtu shqetësimi nuk është që Kryeministri po shpenzon para për fluturime. Le të shpenzojë dhe 100 milionë euro nëse duhet. As që Kryeministri ka avion personal. Bile, shumë mirë që e ka se në fund të fundit ai përfaqëson shtetin. Problemi është tek fshehja e financimeve. Nuk ka vend në botë që lejon Kryeministrin të financojë aktivitete me xhepa të fshehtë jashtë buxhetit. Se mund të na ndodhë që po ia paguan mafia fluturimet Kryeministrit. Ose biznesmenët në këmbim të favoreve.

Dhe ka dhe një problem tjetër shumë të madh. Nuk ka asnjë bilanc të Air Albanias, pas vitit të parë që u hap kompania. Nuk dihet se çfare ndodh aty. Po kjo s’mund të jetë kështu,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco