Shoqërohen në komisariat dy efektivët e policisë në Tiranë

Shoqërohen në komisariat dy efektivët e policisë në Tiranë

22:02, 28/10/2022

Dy efektivë policie te komisariatit Nr.1 në Tiranë me funksion agjentë krimesh janë shoqëruar në komisariatin Nr.3 pasi një person i ka kallëzuar sepse pretendon që është kanosur dhe kërcënuar nga dy efektivët, të cilët kanë qenë jashtë orarit të punës.

Personi që i ka denoncuar pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi dhe pretendon se dy agjentët e krimeve të komisariatit Nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar dhe kërcënuar duke iu prezantuar se janë edhe efektivë policie.

Personi në fjalë ka bërë kallëzim në komisariatin Nr.3. Përfaqësues të AMP ndodhen në komisariatin Nr.3 dhe po hetojnë ngjarjen.

Ka dyshime që së bashku me dy efektivët ka qenë edhe nje person i tretë, i cili ende nuk është shoqëruar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco