SYRI TV/ Marrëveshja, Berisha e Meta: Zdromsi do përfundojë në Sharrë

10:38, 28/10/2022

Si kryedemokrati Sali Berisha ashtu edhe ish-presidenti Ilir Meta e kanë cilësuar marrëveshjen e nënshkruar këtë 27 tetor, fillimin e fundit të regjimit të Edi Ramës. Sipas Berishës, ky bashkëpunim opozitar garanton fitoren në Tiranë dhe shumicën e bashkive, duke garantuar arkivimin e Erion Veliajt në plehrat e Sharrës. Nga ana tjetër kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi se marrëveshja me të sjell vetëm fitore

SYRI TV

Sali Berisha dhe Ilir Meta e cilësuan historike marrëveshjen e  firmosur këtë të enjte për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023.

Për kryetarin e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë ky pakt synon largimin nga qeverisja e vendit dhe e Tiranës të Edi Ramës dhe Erion Veliaj, të cilët sipas Berishës dhe Metës i vjedhin çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Të dy krerët e forcave opozitare patën edhe një koment për marrëveshjet e firmosura edhe më herët, ku nuk munguan edhe ironitë për Lulzim Bashën.

Berisha theksoi edhe njëherë se mbështet nismën e Partisë së Lirisë për referendum, ndërsa Meta vlerësoi sërish procesin e primarëve, i cili është iniciuar nga Partia Demokratike.

Sa i takon negociatave brenda PD-së, Berisha bëri me dije se ato nuk e cenojnë këtë marrëveshje, ndërsa shtoi se sipas statusit të PD-së, lejohen fraksionet brenda partisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco