I akuzuar për pastrim parash, SPAK dërgon në gjyq Rezart Taçin, kunatin dhe shoferin e tij

I akuzuar për pastrim parash, SPAK dërgon në gjyq Rezart Taçin, kunatin dhe shoferin e tij

09:05, 28/10/2022

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë përfundon hetimet paraprake dhe dërgon dosjen në gjykatë për Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli.

“Këta të pandehur dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qënë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” informoi sot SPAK përmes një njoftimi për median.

 Janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përqindjes së caktuar të përfitimit monetar, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vënde të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco