Marrëveshja Berisha-Meta, Nesho: Kjo është zgjidhja më e mirë

Marrëveshja Berisha-Meta, Nesho: Kjo është zgjidhja më e mirë

08:49, 28/10/2022

Nënkryetari i PL Agim Nesho në një intervistë për Ora News foli rreth  marrëveshjes së bërë mes Berishës dhe Metës për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 14 maj.

Edhe Nesho shprehet se ka skepticizëm sa i përket kësaj marrëveshje.

Sakaq ai thotë se gjithnjë e më tepër psikologjia drejtuese e kësaj qeverie është filozofi përjashtuese.

Agim Nesho: Ka shumë njerëz që e shkojnë me skepticizëm marrëveshjen Berisha-Meta. Nëse Shqipëria do të ishte një demokraci normale rinia nuk do të largohej nga vendi. Unë e shikoj që gjithnjë e më tepër psikologjia drejtuese e kësaj qeverie e këtij sekti që ka marrë peng vendin tonë ka qenë një politikë dhe filozofi përjashtuese në të cilën shqiptarët nuk kanë rol. Së dyti personalitetet drejtuese krijohen në betejat e tyre.

Sa i përket mundësisë për alternativa të reja ai e shikon si të pamundur nisur kjo dhe nga rezultati i Nismës Thurje. Ndaj sipas tij alternativa më e mirë në këto kohë janë 2 partitë kryesore të drejtuara nga lider me eksperiencë.  

Agim Nesho: Ne kemi një fenomen shumë të çuditshëm. Në zgjedhjet e kaluara Nisma Thurje kishte një pjesëmarrje të gjerë. Elektorati e mirëpriti, diskutimet e tyre, angazhimin në politikë por morën një numër minimal votash dhe nuk kaluan as pragun për të hyrë në parlament. Së pari është regjimi e ka ndryshuar klimën demografike për promovimin e alternativave të reja, ka kërkuar të personalizojë politikën si dhe ta kapi atë.  Në kushtet e sotme 2 partitë kryesore të drejtuara nga lidera të fortë me eksperiencë është zgjidhja më e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco